Shkup, 11 shkurt 2019
Në ftesë te drejtorit të Drejtorisë për siguri të informatave të klasifikuara , z.Stojan Sllaveski, 11.02.2019, në Drejtorinë u realizua takim me shefin e Zyrës për lidhje të NATO-s në Shkup, kolonel, Zoran Jankoviq.
Qëllimi i takimit ishte njoftimi dhe informimi i përfaqësuesëve të Zyrës për lidhje të NATO-së me aktivitetet e Drejtorisë, si dhe me planet për realizimin e qëllimeve prioritare për periudhën që vjen. Me ate, duke i dhënë rëndësi prioriteteve dhe qëllimeve të Drejtorisë për siguri të informatave të klasifikuara, drejtori Sllaveski potencoi se Propozimi i Ligjit për informata të klasifikuara është i miratuar nga ana e Qeverisë dhe se është në fazën përfundimtare të sjelljes së tij.